Autori:
Elle Van Rijn Kategoria:
Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes:
Diana Çuli Viti i Botimit:
2023 ISBN:
978-9928-366-71-9 Numri i faqeve:
352 Pages Çmimi:
1250
Përshkrimi:
Amsterdam. Në qytetin e pushtuar nga nazistët, jeta për hebrenjtë është bërë e padurueshme. Këtë e kupton mirë Beti Oudkerku, që në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare detyrohet të lërë shkollën dhe të punojë si kujdestare kopshti.
Tragjedia është ende te dera: një ditë, kopshti shndërrohet nga gjermanët në një pikë grumbullimi për fëmijët hebrenj, që presin të dërgohen në kampe përqendrimi. Drejtoresha dhe vajzat e reja, kujdestare e mësuese, nuk e pranojnë dot një fat kaq të tmerrshëm për të vegjlit dhe hartojnë një plan për të shpëtuar sa më shumë fëmijë.
Një libër që e kthen një episod, të ndodhur vërtet dhe të dokumentuar gjerësisht, në një roman tërheqës për ekuilibrin e brishtë mes jetës dhe vdekjes, për mizorinë dhe ndjenjën e drejtësisë dhe për guximin e njerëzve të thjeshtë që, mbi çdo gjë, vënë jetën dhe lirinë, me shpresën e një bote më të mirë.