Jipi dhe Janekja. Shokë përgjithmonë
Autori: Annie M.G. Shmidt & Fiep Westendorp Kategoria: Deri në 9 vjeç Përkthyes: Agim Doksani Viti i Botimit: 2025 ISBN: 978-9928-931-31-3 Numri i faqeve: 136 Pages Çmimi: 700
Përshkrimi:

Jipi dhe Janekja janë shokë të mirë, të pandarë që kur u takuan për herë të parë. Kur Janekja është e sëmurë, Jipi menjëherë rend ta takojë dhe nëse Jipi nuk e mbaron dot atë që ka në pjatë, Janekja sajon ndonjë marifet. Edhe kur grinden, pajtohen sa çel e mbyll sytë, sepse shokët për kokë të tillë mbeten jetë e mot!
Një përmbledhje gazmore historish për miqësinë, me ilustrimet mbresëlënëse bardhezi të Fiep Westendorpit.

“Annie Schmidti nuk është vetëm shkrimtare për fëmijë. Ajo është një autore që përmes thjeshtësisë së Jip dhe Janeke ekspozon një botë të ndërtuar mbi rregullat e një morali të heshtur, por të fuqishëm.”
Arnon Grunberg, shkrimtar

 

“Nëse do të kishte një bibël të letërsisë së hershme për fëmijë në Holandë, Jipi dhe Janekja do të ishte hyrja e saj. Autorja Annie Schmidt ndërtoi një model të cilin janë përpjekur ta ndjekin shumë autorë modernë.”
Mieke Smits, profesore e letërsisë në Universitetin e Leidenit

<< Back