No Image Available

Rrëfime në prag dimri

 Author: Petro Lati  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi shqipe  Viti i Botimit: 2025  ISBN: 9789928816641  Numri i faqeve: 196  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:

… Kristina nxori nga çanta paketën dhe çakmakun. Alfredi ia mori me takt nga duart, e shkrepi dhe ia afroi të ndizte cigaren. Pati një dridhje të lehtë të dorës. Për herë të parë ishin aq afër njëri-tjetrit. Flakëza e çakmakut i jepte një ndriçim të lehtë, fytyra e saj dukej disi e zbehtë, por tejet tërheqëse. Kishte buzë  të plota, sensuale, që ngjallnin ndjenjë dhe emocion…

E bukur ishte meksikania!

– Pa prit të shohim pak,- tha ajo për t’iu shmangur asaj situate,- para do kohësh më përmende një këngë të njohur, “La paloma”.

– Ah, nuk e paske harruar!

– Eh, interesante… më kujto disa vargje të saj…

Alfredi uli kokën dhe këndoi si të fliste me vete:

Në ardhtë një pëllumb në dritaren tënde

fali dashuri; ta kam nisur unë!