No Image Available

Xhejmsi

 Author: Percival Everett  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Virgjil Muçi  Viti i Botimit: 2025  ISBN: 9789928816634  Numri i faqeve: 312  Çmimi: 1200
 Përshkrimi:

Një ripërfytyrim brilant i aventurave të Hakëlberi Finit, sa tronditës aq edhe satirik, i treguar nga këndvështrimi i skllavit Xhim.

Kur skllavi Xhim dëgjon se do t’i shitet një burri në Nju Orlins, i ndarë përgjithmonë nga e bija dhe gruaja, vendos të arratiset e të fshihet në ishullin Xhekson aty pranë, për të hartuar një plan shpëtimi për familjen. Ndërkohë, Hak Fini ka falsifikuar vdekjen e vet për t’i shpëtuar të atit të dhunshëm, i cili është kthyer së fundmi në qytet.
Siç e dinë të gjithë lexuesit e Aventurave të Hakëlberi Finit, kështu fillon udhëtimi i rrezikshëm – me trap, teposhtë lumit Misisipi – i këtyre dy personazheve të paharrueshme të letërsisë amerikane drejt premtimit të pakapshëm dhe shpesh të pabesueshëm të Shteteve të Lira. Percival Everetti e merr kryeveprën e Mark Tueinit dhe e tregon historinë nga një perspektivë e ndryshme, ajo e Xhejmsit, i njohur nga të gjithë si Xhimi, duke zbuluar inteligjencën, dashurinë, përkushtimin, guximin dhe humanizmin e NJERIUT, që bëhet protagonisti i vërtetë i romanit.
Një burrë që vendos të zgjedhë lirinë me çdo kusht, për t’u quajtur me emrin e tij të vërtetë, Xhejms dhe jo Xhim, nofka përçmuese që përdornin të bardhët për të treguar personat me ngjyrë.
Me humorin, zgjuarsinë, stilin dhe mprehtësinë që e dallojnë dhe e kanë bërë një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të brezit të tij, Percival Everetti sjell një roman që e magjeps lexuesin nga faqja e parë deri në të fundit dhe që do të bëhet, sipas kritikëve dhe lexuesve, një gur themeli në historinë e letërsisë amerikane.
Xhejmsi është një libër i shkëlqyer që tregon pa frikë historinë e vërtetë të Amerikës, abuzimet dhe dhunën që e kanë shënjuar.

Xhejmsi është argëtues dhe i tmerrshëm, brilant dhe magjepsës. Duke treguar historinë e tij në vend të asaj të Hakëlberi Finit, Percival Everetti na ofron një korrigjim të fortë dhe të nevojshëm si për letërsinë, ashtu edhe për historinë. Jam adhuruese e shkrimtarit dhe e heroit të tij.
Kush duhet ta lexojë këtë libër? Çdo njeri, pa dyshim.”

Ann Patchett

“Percival Everetti është një gjigant i letrave amerikane dhe Xhejmsi është një libër i madh që shkatërron çdolloj kanoni. I pamëshirshëm dhe i dhembshur, i bukur dhe brutal, një tragjedi dhe një farsë, ky roman i shkëlqyer rishkruan historinë letrare për të na lejuar të dëgjojmë zërat që i ka pasë shtypur prej kohësh.”

Hernan Diaz

“… Xhejmsi është një vepër provokuese dhe ndriçuese e artit letrar.”

The Boston Globe