No Image Available

Dashuri qesharake

 Author: Milan Kundera  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Saverina Pasho  Viti i Botimit: 2025  ISBN: 9789928816788  Numri i faqeve: 248  Çmimi: 1200
 Përshkrimi:

Ndoshta sepse u shkruan gjatë asaj që vetë Milan Kundera e përshkroi si periudhën më të lumtur të jetës së tij (midis viteve 1959 dhe 1968), tregimet në Dashuri qesharake janë më të gëzueshmet, më seriozisht të paturpshmet dhe më qesharaket, nga të gjitha veprat e tij. Në shtatë tregime, të kompozuara në një formë të përsosur, ku personazhi zhvillohet deri në fund, plot me paralele, Kundera flet për një nga ndjenjat më të forta të njeriut, flet për dashurinë, por për një dashuri që shoqërohet gjithmonë nga një element tjetër, mistifikimi, çka u jep tregimeve shumë emocion. Parada e personazheve, hedonistë, që shpaloset para lexuesit, të gjithë në ndjekje të lojërave të shumëfishta dhe kontradiktore të miqësisë, dashurisë dhe seksit, të gjendur në një botë të ashpër, botë sekretesh dhe inkuizicioni, nuk mund të mos provokojë të qeshura. Një e qeshur edhe naive, edhe djallëzore; një humor i mençur, i rafinuar dhe i gëzueshëm, me të cilin autori i Lehtësisë së padurueshme të qenies na ka mësuar tashmë. Në Dashuri qesharake, Milan Kundera shfaqet, edhe një herë, si mjeshtër të iluzioneve dhe surprizave më elegante të rrëfimtarisë.

“Përfytyro sikur takon një të çmendur që kujton se është peshk  dhe se të gjithë jemi peshq. A do të debatosh me të? A do të zhvisheshe para tij që t’i tregoje se nuk ke fletë? Do t’i thuash në sy çfarë mendon? I vëllai heshtte dhe Eduardi vazhdoi: “Nëse do t’i thoshe vetëm të vërtetën, se çfarë mendon vërtet për të, kjo do të thotë se ti pranon të hysh në një bisedë serioze me një të marrë, pra, se edhe ti je vetë i marrë.  Është e njëjta gjë me botën që na rrethon. Nëse do të ngulje këmbë t’i thoshe  të vërtetën në sy, do të thotë se po e merrje  seriozisht. Dhe ta marrësh seriozisht diçka kaq joserioze, do të thotë të humbësh krejt seriozitetin tënd. Unë duhet të gënjej që të mos i marr seriozisht të çmendurit dhe të mos përfundoj edhe vetë i  çmendur.”