No Image Available

Ashtu siç bie dëbora

 Author: Erin Doom  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Lura Baçi  Viti i Botimit: 2025  ISBN: 9789928816795  Numri i faqeve: 512  Çmimi: 1500
 Përshkrimi:

“Për të kam qenë gjithmonë  si lulebora.  Lulja e fildishtë, që sfidon dimrin për të dalë në sipërfaqe.”

Ivi është rritur mes liqeneve të ngrira dhe pyjeve të paprekura nga dora e njeriut, e rrethuar nga dëbora që e do aq shumë. Ja pse, kur mbetet jetime dhe detyrohet të shpërngulet në Kaliforni, vajzën e mundon shumë ajo që ka lënë pas: Kanadaja, vendi i vet dhe një boshllëk që nuk po e mbush dot. Midis atyre maleve ndodhet e kaluara me të cilën vajza është kaq e lidhur, e njëjta e kaluar që, pa e ditur, i ka ngjizur përbrenda një sekret të rrezikshëm.
Tani, e vetmja familje që i ka mbetur është ajo e Xhonit, kumbarit të saj të dashur. Por shpejt kupton se djali i Xhonit, Meisoni, nuk është më djali i vogël pa dhëmbë, që kishte parë dikur në foto. Djalë i rritur, ai ka sytë e mprehtë të një bishe të egër dhe një fytyrë të palexueshme. Dhe kur i buzëqesh zymtazi për herë të parë, duke shpërvjelë buzët e përsosura, Ivi e kupton se bashkëjetesa e tyre do të jetë e vështirë. Meisonit nuk i pëlqen fare që Ivi të jetojë me ta dhe nuk bën asnjë përpjekje për ta fshehur këtë.
Ndërsa përpiqet të qëndrojë mbi ujë në valët e rrëmbyeshme të jetës së saj të re në bregun e oqeanit, Kanadaja dhe misteret vazhdojnë ta trazojnë Ivin.
A do të mundet zemra e saj, e bardhë si bora, të lulëzojë përsëri, duke mposhtur akullin e dimrit?

Një zemër e bardhë si bora, një dashuri e egër si stuhia, një sekret i çmuar për t’u ruajtur përtej vdekjes.

“Thonë se zemra është si dëbora. E guximshme, e heshtur, e aftë të shkrijë me pak ngrohtësi. Andej nga vij unë, shumë njerëz e besojnë këtë. Unë nuk e kisha besuar kurrë.”