No Image Available

Djali që e sheh botën me gishta

 Author: Tomasz Małkowski  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Astrit Beqiraj  ISBN: 9789928816870  Numri i faqeve: 80  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:

KUR DIVERSITETI NUK ËSHTË MË PENGESË, POR FORCË

Kamili është një fëmijë si çdo fëmijë tjetër: ai është i gëzuar, i gjallë, shkon në kopsht dhe i pëlqen të bëjë edhe ndonjë shaka.  Po çfarë e bën atë të veçantë? Kamili ka lindur i verbër. Nuk është gjithmonë e lehtë të rritesh pa pasur mundësi ta shohësh botën me sytë e tu, por me ndihmën e familjes, Kamili mëson të përmirësojë aftësitë e tjera, të nxisë imagjinatën dhe madje të “shohë me gishta”. Dhe më kot prindërit shqetësohen për të ardhmen e tij; Kamili është i sigurt: në planet e veta, e sheh veten President të Republikës!

Aventurat e Kamilit, me sfida dhe suksese, na mësojnë se mund të arrijmë gjithçka, nëse e duam me gjithë shpirt.