No Image Available

Ikanakët

 Author: Mario Desiati  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Albana Nexhipi-Lekaj  Viti i Botimit: 2026  ISBN: 9789928816931  Numri i faqeve: 296  Çmimi: 1000  Buy Now
 Përshkrimi:
Një roman për përkatësinë dhe pranimin e vetes, për miqësitë këmbëngulëse, për një brez që ka parë larg për të gjetur veten. Klaudia hyn në jetën e Françeskos një mëngjes me diell, në oborrin e shkollës: është një rrufe në qiell të hapur, lindja e një dëshire krejt të re, që është, mbi të gjitha, dëshirë për jetën. Do të rriten bashkë, duke u grindur si uji me zjarrin, të ndryshëm e të trazuar. Ajo e guximshme, me flokë të kuq dhe kravatë, gjithmonë në arrati; ai i tërhequr, por i përvëluar nga kureshtja erotike. Ajo e provokon: e di që nëna jote dhe babai im janë të dashuruar? Por në sytë e atij djali të përmbajtur dallon një shkëndijë, ku njeh veten. Që nga ai moment, nuk ndahen më. Klaudia nuk e duron dot provincën; ikën sa herë që mundet, fillimisht në Londër, pastaj në Milano dhe në fund në Berlin, kryeqytetin europian të transgresionit; Françesko mbetet në vend dhe gërmon brenda vetes. Rriten bashkë, në një lojë simbiotike largimi dhe ndjekjeje, ku përfundojnë gjithmonë duke u rigjetur. Janë dy të shpërngulur, ikanakë, ose thjesht të rinj. Mario Desiati përshkruan mijëra ndërlikimet e një brezi fluid, të shkulur nga rrënjët, ikanak: brezi i tij. Brezi i atyre që nuk kanë pasur frikë të kërkojnë larg shtëpisë vendin e tyre në botë, brezi i atyre që janë ndier vërtet qytetarë të Europës. Me një stil poetik, herë-herë provokues, Desiati rrëfen mijëra format që mund të marrë dëshira kur lihet e lirë të shfaqet. Pa frikë që të prekë telat e romantizmit, pa drojë në hetimin e detajeve më të rëndomta të instinktit dhe trupit, ai e vë në pyetje seksin dhe e zbulon siç është: një nga shumë sjelljet që qeniet njerëzore kanë shpikur për t’u përpjekur të jenë të lumtura.