No Image Available

Bija e safirit

 Author: Soraya Lane  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Antonio Babliku  Viti i Botimit: 2026  ISBN: 9789928816962  Numri i faqeve: 288  Çmimi: 1250
 Përshkrimi:

Londër, ditët e sotme. Xhorxhia është tepër e zënë për të rendur pas historisë së gjyshes së saj. Por kur brenda kutisë së drunjtë gjen një gur të çmuar rozë dhe një artikull gazete, ndërron mendje. Zbulimi se ai gur është safiri i zhdukur i kurorës së famshme, që dikur i përkiste familjes mbretërore italiane, e intrigon. Xhorxhia udhëton drejt peizazhit mahnitës të Zvicrës, ku bie në gjurmë të familjes së saj dhe takon koleksionistin e artit Luka Kaufmanin, i cili, për vite me radhë, ka qenë në kërkim të këtij guri.

Gjenevë, 1951. Delfina jetonte e lumtur me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj, në Itali. Por bota i shembet përsipër, kur u duhet të lënë çdo gjë pas e të shkojnë diku tjetër. Dhe, për më tepër, Xhovani, burri i familjes, do t’i braktisë. Pastaj, ajo takon Florianin, një biznesmen të suksesshëm dhe ata përjetojnë një dashuri vërtet të madhe, në krahët e njëri-tjetrit. Pak para se të martohen, jeta e Delfinës merr një tjetër goditje. Floriani bie viktimë e një aksidenti fatal dhe ajo duhet të marrë një vendim zemërthyes.

Bija e safirit është libri i katërt i serisë “Bijat e Shtëpisë Houp”, i cili vjen në shqip pas Bija italianeBija kubane dhe Bija e ishullit. Fillon me shtatë gra të reja, të cilat thirren së bashku në një zyrë avokatie në Londër, ku zbulojnë se gjithçka që mendonin se dinin për të kaluarën e tyre, është e gabuar dhe se pas jetës në dukje të zakonshme të gjysheve të tyre fshihen histori të pabesueshme dashurie e guximi.

“Një lexim arratisës që thjesht nuk mund ta lëshosh nga dora, me një histori të shkuar, mbushur me një dashuri të ndaluar romantike. Është kaq emocional: një vendim merret në një sekondë, por pasojat zgjasin gjithë jetën. Do të kisha dashur shumë që përfundimi të ishte ndryshe. Çdoherë që lexoj një libër nga kjo autore, mbetem e magjepsur. E rekomandoj shumë, është një libër që duhet lexuar patjetër.”

Deanne Patterson