No Image Available

Toroboti dhe Robotinka

 Author: Raimonda Belli Gjençaj  Kategoria: Botime për fëmijë, Deri në 9 vjeç  Viti i Botimit: 2026  ISBN: 9789928816887  Numri i faqeve: 184  Çmimi: 800
 Përshkrimi:

Ju kujtohet lexues?
Kur u takuat me Torobotin, para ca kohësh, ai ju premtoi se do të kthehej me aventura të reja. Mbase ndonjë prej jush nuk e besoi. E po ja, ai u kthye, e mbajti fjalën! Siç do ta shihni, jeta e tij në qytetin e Luginës, është pak a shumë si koha që kaloi në fshatin Fushë; plot të papritura, aventura dhe miq të rinj. Sa janë ata? Një qytet i tërë!
Fama e tij hyn në çdo shtëpi. Por është dikush që e konkurron dhe qëllimisht e sfidon! Robotinka, personazhi i ri i këtij rrëfimi. Nga emri kuptohet që është një robote. Shtatlartë, bukuroshe, vetëm ta shikoni. Po ç’e do! Ka qëlluar e llastuar dhe arrogante. Prandaj dhe i përçmon të tjerët. Sidomos Torobotin. Jo vetëm kaq! “Jam qytetare”, mendon dhe nuk pranon të largohet nga qyteti. As i bëhet vonë për Stërnenenë, që rri vetëm aty në Fushë.

Në të vërtetë, Robotinka nuk do t’ia dijë për asnjeri veç vetes. Ka ëndrra të mëdha, si të gjithë adoleshentët, por mendjemadhësia e drejton në shtigje të rrezikshme. Një fjalë e urtë thotë: “Koka bën, koka pëson”.
A ndodh kjo me Robotinkën bukuroshe?… Nëse jo, nëse po, si ndodhi, kur ndodhi???… Të gjitha përgjigjet i keni nëpër faqet e librit. Mjaft ta shfletoni…

Një aventurë origjinale, plot miqësi, guxim dhe të papritura, që të ndez imagjinatën dhe zemrën. Një libër i bukur për fëmijët kureshtarë nga 10 vjeç, shumë i përshtatshëm për ta rekomanduar në shkollat nëntëvjeçare!