Babai i Zoes nuk është në shtëpi. Ajo e sheh në fotografi, duke qeshur dhe luajtur tenis, por tani për tani mund ta vizitojë vetëm në një ndërtesë, me muret e lyera me një ngjyrë rozë të shëmtuar. Nganjëherë, babai i Zoes është aq i trishtuar, sa nuk do që ta takojë, por ajo shkon prapëseprapë. Ndërsa pret, Zoe takon Sabinën, e cila e fton të notojnë nëpër botë. Zoe mendon se është e pamundur, por Sabina i thotë: “Një vajzë mund të bëjë gjithçka që dëshiron”. Dhe të dyja zhyten në botë shumë herë atë verë, derisa, më në fund, babai i Zoes kthehet në shtëpi.
“Ky libër prekës dhe i butë, me ilustrime të mrekullueshme… do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për këdo që ka një histori të tillë të dhimbshme. Ai mbush një boshllëk të rëndësishëm në letërsinë për fëmijët e vegjël.”