Ndonjëherë rivalëve u duhet vetëm një putër qeni që t’i ndihmojë…
Mjafton vetëm një ditë në shkollën e tyre të re që Parkeri dhe Sveni të bëhen armiq të betuar. Parkeri ka kaluar një verë të tmerrshme dhe dëshiron vetëm të jetë e padukshme në sytë e të gjithëve. Ndërsa Sveni është i vendosur të bëjë përshtypje dhe të njihet për diçka tjetër, përveçse si “ai djali i gjorë me epilepsi”.
Kur Parkeri zbulon se qeni i saj i dashur, Alaska, të cilin e larguan nga shtëpia vitin e kaluar, tani i përket Svenit, vendos ta marrë përsëri me çdo kusht.
Sigurisht, kjo është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet…
Miqësia, vetmia, lëndimet emocionale dhe privatësia ndërthuren në një histori plot tension, me personazhe, që duket sikur të flasin drejtpërdrejt nga faqet e librit.
“Ndonjëherë merr në dorë një libër që të tërheq aty për aty. Një minutë më parë është pikërisht një libër i tillë. Romani vë në pah ankthet që përjetojnë shumë adoleshentë, por tregon edhe se të qenët i hapur dhe i sinqertë, të ndihmon në kapërcimin e frikës dhe traumave.”
Good Reading Magazine
“Sa i ngrohtë për zemrën, aq edhe nxitës për reflektim. Woltzi e vë lexuesin plotësisht në rolin e personazheve, duke i bërë temat e mirëkuptimit, lëndimit, miqësisë dhe privatësisë të ndihen thellësisht personale.”