Një histori argëtuese dhe e zgjuar për lexuesit e vegjël të etur për dije.
Çfarë të ndodh kur zgjohesh një mëngjes me faqe që të kuqëlojnë si domate të pjekura nga dielli? Dihet qe ethet nuk janë gjë e mirë. Mamatë merakosen dhe nisin të japin urdhra sikur të ishin kapitene anijesh: regjim shtrati, çaj, ndonjë ilaç të hidhur dhe si përfundim: sot nuk ka kopsht! Sigurisht që virozat janë të bezdisshme, por po ta mendosh hollë-hollë, kanë edhe ca të mira. Rri në shtëpi, fle sa të duash dhe madje zë shokë të rinj, ashtu si Gjoni, personazhi i librit që keni në dorë. Shokët e rinj janë prej kartoni e megjithatë flasin si ai…
Një libër ku fantazia përzihet me realitetin dhe ku ilustrimet të ftojnë të mos e heqësh librin nga dora.