No Image Available

Vizitorja e pasqyrës 2. Të zhdukurit e Dritëhënës

 Author: Christelle Dabos  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Lorena Dedja  Viti i Botimit: 2026  ISBN: 9789928816856  Numri i faqeve: 520  Çmimi: 1400
 Përshkrimi:

Të zhdukurit e Dritëhënës, vëllimi i dytë i serisë bestseller ndërkombëtar “Vizitorja e pasqyrës”, më në fund në shqip! Fitues i Prix Albertine Jeunesse, 2021
Të zhdukurit e Dritëhënës fillon pikërisht aty ku mbaroi vëllimi i parë Të fejuarit e dimrit. Në Arkën e akullt të Polit, ku Ofelia është flakur nga Plakat për t’u martuar kundër dëshirës të saj me fisnikun Torn, vapa është mbytëse. Por ky është vetëm një nga iluzionet e krijuara nga Mirazhët, klani dominues i Arkës, të zotët të prodhojnë tavane të  mbuluara nga xhungla tropikale, dete të pafundme brenda pallateve dhe fustane me flutura që valëviten. Në Qytetqiell, kryeqyteti i Polit, Ofelinë e prezantojnë me zotin Faruk, shpirtin e gjithëfuqishëm dhe të pavdekshëm të familjes, i bardhë si bora dhe me një kujtesë shumë të dobët. Ai shpreson te dhuntitë e Ofelisë si lexuese për të zbuluar misteret që përmban Libri, një dokument misterioz i cili, ndër shekuj, ka shkaktuar çmendurinë apo vrasjen e shumë mendjelehtëve që janë përpjekur ta deshifrojnë.
Për Ofelinë nis një varg aventurash dhe fatkeqësish. Vetëm me ndihmën e një truproje të padukshëm, ajo arrin të mbrohet nga sulmet e pabesa të tradhtarëve dhe kurthet vdekjeprurëse të Mirazhëve. Por edhe vetë çuditet kur kupton se po rrezikon jetën dhe po harxhon gjithë energjitë e saj në këtë labirint hetimesh për hir të dashurisë për Tornin, burrin që mendonte se e urrente më shumë se këdo tjetër në botë. Ndërkaq, Torni është zhdukur…

“Në librin Të zhdukurit e Dritëhënës, i dyti i kësaj serie, intrigat shumohen, bota e Arkave fillon të zbulohet, personazhet bëhen më interesante, historia e rrëmben lexuesin, ndërsa faqet fluturojnë.”

                                                                                                                                                                            Le Monde des ados

“Mirë se vini në një rrëfim të errët dhe magjepsës […] Romani i dytë i Dabosë është superfantastik, i fortë dhe plot tension, që do t’u pëlqejë si adoleshentëve ashtu edhe të rriturve.”

                                                                                                                                                                            South China Morning Post

“Fantazi ekstravagante dhe inteligjente që sa shkon e bëhet më joshëse. Në Të zhdukurit e Dritëhënës, Ofelia e këndshme – një Xhejn Er, që nuk di si të sillet me të fejuarin, Tornin – vazhdon të mbrojë pavarësinë e vet, ndërsa hyn në labirintin e rrezikshëm politik të Arkës.”

                                                                                                                              Katherine Langrish, autore e Trilogjisë Troll