No Image Available

Harku i Triumfit

 Author: Erich Maria Remarque  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Robert Shvarc  Viti i Botimit: 2001  ISBN: 999274703X  Numri i faqeve: 488  Çmimi: 1400 lekë
 Përshkrimi:
Parisi i shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark në romanin e tij Harku i Triumfit është një nga më dramatikët në letërsi. Në një rajon tepër të njohur për të gjithë të huajt që vijnë në këtë qytet, në zonën rreth sheshit Etual, fillimi i avenysë Vagram, fillimi i Shans Elizesë, restoranti i njohur Fuke, avënyja Zhorzh V, ura e Almës në një zonë pra të ngushtë rreth Harkut të Triumfit, vërtiten personazhet e kësaj historie të rëndë e të pikëllueshme. Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.
Komente mbi librin “Harku i Triumfit është libri më i bukur dhe më i plotë i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij.” Ismail Kadare