Konti i Monte Kristos 1
Autori: Aleksander Dyma Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Halit Selfo Viti i Botimit: 2004 ISBN: 9992731494 Numri i faqeve: 592 Pages Çmimi: 1250 lekë
Përshkrimi:
1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron, por ai përplaset me opozitën, në të cilën perandori Napoleon, i internuar në ishullin e Elbës, mendon të shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje llogarish politike dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen… Botuar më 1844-18846, Konti i Monte Kristos njohu një sukses që nuk është shuar kurrë, duke u bërë një nga veprat më popullore të letërsisë botërore. Abati Faria, arratia e pangjarë ndonjëherë, thesari me të cilin do të shpërblehen miqtë dhe do të ndëshkohen tradhëtarët, fati përrallor i Edmond Dantesit; kanë thjeshtësinë dhe forcën e miteve të mëdha. Rrëfimtar mahnitës, si në aksionin e veprës ashtu edhe në dialogët e saj, Dumasi na rrëmben me vete pa na lënë të mbushemi me frymë: nga kabineti i Luigjit XVIII në Mesdheun e kontrabandistëve, nga ishujt e Toskanës në katakombet e Romës, prastaj në sallonet parisiane ku konti misterioz i Monte Kristos përgatit hakmarrjen e tij…
<< Back