Nëntëmbëdhjetë historite e zgjedhura nga autori për këtë përmbledhje, që përbëjnë edhe thelbin e serialit televiziv shumë të njohur, zbulojnë karrierën e Montalbanos, komisarit më të dashur të Italisë, dhe miqësinë e jashtëzakonshme mes shkrimtarit e personazhit të tij. Radha e renditjes së tregimeve në këtë antologji nuk ka të bëjë me kronologjinë e datave të botimeve. Për shembull, në krye është një tregim që në të vërtetë është një ndër shkrimet dhe botimet e fundit. Camilleri ka zgjedhur 18+1. Tregimi shtesë, “Dritarja që bie në oborr”, titulli i të cilit mëton të jetë një nderim ndaj kryeveprës së Hitchcockut, botohet për herë të parë në një vëllim. Është shkruar më 2007 për t’u ardhur në ndihmë të rinjve të nxirrnin (dhe nxjerrin edhe sot e kësaj dite) një gazetë të vlertë lagjeje Hunda e madhe e Pratit. Pra, kemi të bëjmë me tregimin e fundit të shkruar prej Camillerit, që duket se mund ta mbyllë si duhet një vëllim që hapet me hetimin e parë të Montalbanos.