No Image Available

Virgjëresha holandeze

 Author: Marente de Moor  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Albana Shala  Viti i Botimit: 2017  ISBN: 9789928217370  Numri i faqeve: 284  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:
Në verën e vitit 1936, doktori holandez Zhak dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e Egon Fon Boetigerit, një gjerman me të cilin kishte pasur miqësi në rini. Maître-ja aristokrat i skermës, që do të ndihmojë Janën të përsosë aftësitë në këtë sport, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara mensuri me studentë. Jana bie në dashuri me Egonin, një figurë plot mistere, tërheqës dhe joshës. “Virgjëresha holandeze” është shumë më tepër se sa një histori për dashurinë dhe humbjen e pafajësisë. Një botë e re, e panjohur, shpaloset para Janës, plot gjëegjëza për të vërtetën e marrëdhënies së babait të saj dhe Egonit, dy burra që janë takuar në një kohë të largët, gjatë Luftës së Parë Botërore. Rrugëtimi i Janës drejt botës së të rriturve është një përvojë kontradiktore dhe çoroditëse. Kodi aristokrat i nderit, me nocionin e vet të kurajës dhe heroizmit, nuk ka më vlerë. Me ardhjen në pushtet të nazistëve, po nis një periudhë barbarie. Përmes përjetimeve të Janës, De Moor risjell atmosferën e trazuar të një epoke si një pikë kyç në histori, duke përshkruar me nota të gjalla pasiguritë dhe tensionet që i paraprinë Luftës së Dytë Botërore.