No Image Available

Zonja e funeraleve

 Author: Sophie Kinsella  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Afërdita Shuteriqi  Viti i Botimit: 2012  ISBN: 9789928103413  Numri i faqeve: 264  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:
Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një gardërobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pa-ngushëlluar. Pasi i ka joshur dhe ka futur duart në kartat e tyre të kreditit, ajo zhduket pa lënë gjurmë, të paktën derisa të ketë takuar një tjetër viktimë të re, naive. Historia përsëritet. Por kur ndesh të mërzitshmin dhe të paparashikueshmin Riçard Fejvër në përkujtimoren e gruas së tij të shtrenjtë, diçka ndryshon. Edhe një herë, si profesioniste e vërtetë, Flëri arrin të thyejë zemrën e vejanit të gjorë, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kishte parashikuar…