Zonja në të verdha
Autori: Jessica Fletcher, Donald Bain Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Saimira Nafizi Viti i Botimit: 2003 ISBN: 999275902X Numri i faqeve: 176 Pages Çmimi: 600 lekë
Përshkrimi:
Një Vit i Ri i gëzuar në Nju Jork shndërrohet për Xhesika Fletçerin në një hetim të ri e të komplikuar. Në rrugë Plaku i Vitit të Ri i afrohet duke i kërkuar një takim, por kostumi që ai ka veshur, nuk mjafton për të gënjyer syrin e pagabueshëm të detektives. Është fjala për një trafikant të rrezikshëm droge, me të cilin ajo ishte marrë kohë më parë. Megjithatë, Xhesika nuk e mori vesh kurrë se çfarë dëshironte t’i fliste ky njeri, sepse të nesërmen ai u gjet i vrarë në rrethana që lanë shumë dyshime dhe paqartësi. Zonja në të verdha nuk u ndal në dukjen e jashtme dhe filloi të rishqyrtonte të dhënat që policia fillimisht i pat lënë mënjanë.
<< Back