Autori:
Georg Ostrogorsky Kategoria:
Botime për të rritur, Histori Përkthyes:
Pëllumb Xhufi Viti i Botimit:
2007 ISBN:
9789992747841 Numri i faqeve:
488 Pages Çmimi:
1600 lekë
Përshkrimi:
Kjo histori nis me zhvendosjen e qendrës politike të Perandorisë Romake në Lindjen helenistike dhe mbaron me pushtimin e Kostandinopojës nga Muhamedi II që, edhe nëse mbyll një kurbë politike, nuk shënon, sigurisht, fundin e ndikimit të Bizantit mbi jetën dhe kulturën europiane. Fizionomia fillestare e Perandorisë Bizantine lindi prej takimit të strukturës shtetërore romake me kulturën greke dhe fenë kristiane. Janë këto tri linjat që trajton autori, krahas studimit të organizimit juridik, administrativ dhe ekonomik, luftërave, intrigave të oborrit, debateve fetare e teologjike dhe të lulëzimit artistik që e bënë Bizantin qendrën më të rëndësishme kulturore e studimore. Nëse për saktësinë shkencore kjo vepër u prit prej studiuesve me vlerësimet më të denja, rrëfimi tërheqës dhe qartësia e parashtrimit mund të kënaqin një masë gjithnjë e më të madhe të apasionuarish pas leximeve historike.