No Image Available

Kitchen

 Author: Banana Yashimoto  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Elda Ymeri-Föller  Viti i Botimit: 1999  ISBN: 9992731737  Numri i faqeve: 144  Çmimi: 900 lekë
 Përshkrimi:

Romanet e Banana Yoshimotos e bënë atë të famshme në të gjithë Japoninë dhe anembanë botës.
Kitchen, debutimi i saj i jashtëzakonshëm edhe në shqip, që mbetet edhe sot libri i saj më i dashur, është një vepër e magjishme, origjinale dhe thellësisht prekëse, që flet për nënat, dashurinë, tragjedinë dhe forcën e kuzhinës e të familjes në jetën e dy vajzave të reja, mendjehapura, në Japoninë e ditëve tona.
Mikaxhe, protagonistja e Kitchen, është jetime, e rritur nga gjyshja, tashmë e ndarë nga jeta. E pikëlluar, mirëpritet nga shoku i saj Juiki dhe nëna e tij (që dikur ishte babai), Eriku. Të tre formojnë një familje të improvizuar, që së shpejti përballet me humbjet e veta tragjike.
Me këtë roman dhe me rrëfimin e shkurtër që e mbyll, Banana Yoshimoto i është imponuar vëmendjes së lexuesit kudo në botë, duke treguar një imazh të pazakontë të Japonisë, me një gjuhë të freskët dhe origjinale, gati një ripunim letrar i stilit komik manga.

 

 

“Banana Yoshimoto thur një tregim magjepsës dhe tërheqës që të kujton fillimet e Marguerite Durasit. Kitchen dhe historia e saj binjake, Moonlight Shadow, janë rrëfime elegante, thjeshtësia e të cilave është fryt i mprehtësisë së një shkrimtareje, zëri i së cilës kumbon në mendje dhe shpirt.”

The New York Times

“Mënyra se si shkruan Banana Yoshimoto është e qartë, e çiltër dhe çarmatosëse… Ajo e rrëmben simpatinë e lexuesit dhe nuk e lëshon deri në fund.”

Los Angeles Times
 
Kitchen është një libër magjepsës dhe origjinal, që bën bashkë dy rrëfime rreth nënave, dashurisë, tragjedisë dhe pushtetit të kuzhinës dhe familjes në jetën e dy grave të reja, mendjehapura, në Japoninë e ditëve tona.”

The Notebook