No Image Available

Gruaja e gjeneralit

 Author: Joseph O’Connor  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Jorgji Qirjako  Viti i Botimit: 2008  ISBN: 9789994346547  Numri i faqeve: 468  Çmimi: 1000 lekë
 Përshkrimi:

Autori i librit Ylli i detit, vjen sërish në shqip me një roman epope mbi luftën, dashurinë dhe humbjen. Një nga kapitujt më dramatikë të historisë amerikane vjen i përshkruar me një stil të paharrueshëm nga duart e një mjeshtri të narracionit.

Ndërkohë që Luftës Civile amerikane po i vjen fundi, në kryeqytetin e një vendi imagjinar, Xhejm O’Kifi, kryen me shumë mund detyrën e guvernatorit. Irlandez me një të kaluar aventureske si kundërshtar i Kurorës britanike, ai është martuar me të bukurën dhe të mistershmen Luçia-Kruz MakLeland. Martesa e tyre – një lidhje e stuhishme, të cilës i janë kushtuar disa nga faqet më pikante të romanit – është prej kohësh në krizë. Kur pas vitesh të tëra ndarjeje Luçia vendos të shkojë pranë të shoqit, gjen jo vetëm një burrë të rrënuar dhe të humbur, por edhe një djalosh enigmatik, me gjasë një prej jetimëve të shumtë të konfliktit. As ajo, as O’Kifi nuk mund ta marrin me mend se një grua e re po i binte kryq e tërthor vendit, nga jugu në veri, duke kërkuar pikërisht atë djalosh, në një udhëtim të gjatë që do të kishte pasoja befasuese në jetën dhe fatin e shumë njerëzve.

Joseph O’Conor ndërton një epope të zjarrtë për luftën, dashurinë dhe faljen, duke u dhënë zë robërve dhe prijësve, banditëve dhe sherifëve, indianëve dhe analfabetëve: një rrëfim rrëmbyes që përmes baladave, poezive dhe manifestimeve, me një ndryshim të vazhdueshëm të stileve dhe regjistrave, sfidon parimet e romanit, për të na ofruar një lexim origjinal të një prej krerëve më dramatikë dhe më të vëllimshëm të historisë amerikane.