No Image Available

Zoli

 Author: Colum McCann  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Jorgji Qirjako  Viti i Botimit: 2012  ISBN: 9789928103338  Numri i faqeve: 280  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:
Zoli është vetëm gjashtë vjeçe kur prindërit e saj, të rrethuar nga rojat fashiste të Hlinkës, Hitlerit sllovak, zhduken brenda një liqeni të ngrirë. Shpëton vetëm ajo dhe gjyshi, i cili i mëson të shkruajë e të lexojë, madje e dërgon edhe në shkollë, pavarësisht nga traditat e bashkësisë së tyre. Dalëngadalë, te Zoli spikat një talent i jashtëzakonshëm për të shkruar e për të kënduar. Kënga e saj ngrihet nga pluhuri për të treguar dhimbjen dhe persekutimet, forcën dhe kurajën e një populli që gjithmonë i ka rënë harpës. Mirëpo, kur një anglez i dashuruar me të i boton poezitë, ciganët e detyrojnë të largohet prej tyre, sepse i ka tradhtuar për botën e “të bardhëve” dhe i ka shitur shpirtin dhe zërin një regjimi, që, në emër të Barazisë e Përparimit, donte të vendoste rregulla të reja për një popull me tradita mijëravjeçare. I mbështetur në historinë e vërtetë të poetes rome, Papusza, dhe i vendosur në sfondin e Luftës së Dytë Botërore, Zoli është një histori dashurie, një rrëfim për humbjen dhe një parabolë për Europën e ditëve tona.