No Image Available

Dimër në kohë lufte

 Author: Jan Terlouw  Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç  Përkthyes: Edlira Keta  Viti i Botimit: 2020  ISBN: 9789928292643  Numri i faqeve: 196  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
KTHEHET PËR LEXUESIN TONË AUTORI I ROMANIT “LETRA E KODUAR”! Dimër në kohë lufte është një histori tërheqëse, plot aventura, e fuqishme dhe tejet frymëzuese, bazuar në kujtimet e vetë autorit, gjatë pushtimit nazist të Holandës. Teksa Luftës së Dytë Botërore po i afron fundi, Holanda është ende nën kontrollin nazist dhe çdo veprim i rezistencës popullore dënohet me vdekje. Por kur Mikilit gjashtëmbëdhjetëvjeçar i kërkohet të kujdeset për një pilot britanik të plagosur, nuk mendohet dy herë. I bashkohet luftës së fshehtë kundër nazistëve, duke punuar çdo ditë për t’i dhënë fund pushtimit dhe për të mbrojtur ata që janë në rrezik, pa harruar për asnjë çast se spiunët janë kudo dhe qoftë edhe një fjalë e lëshuar pa menduar, mund t’i kushtojë jetën. Një roman me ritëm të shpejtë dhe emocionues, që është botuar e ribotuar në Holandë e jashtë saj për gati pesëdhjetë vjet, qysh nga botimi i parë.