No Image Available

Kafshët Fantastike. Krimet e Grindelvaldit

 Author: J. K. Rowling  Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç  Përkthyes: Anxhela Çikopano  Viti i Botimit: 2019  ISBN: 9789928292322  Numri i faqeve: 300  Çmimi: 1000 lekë
 Përshkrimi:
Udhëtimi në Botën Magjike vazhdon: Magjistari i fuqishëm i Territ, Gelert Grindelvaldi, u kap në Nju Jork, edhe me ndihmën e Njut Skamandërit. Por, besnik ndaj kërcënimeve të veta, Grindelvaldi arrin të arratiset. Ai nis të mbledhë njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve nuk i njohin qëllimet e vërteta të tij: dëshiron t’ua japë pushtetin magjistarëve gjakpastër dhe të nënshtrojë gjithë krijesat jomagjike. Ai që do t’i kundërvihet planit të çmendur të Grindelvaldit, është djaloshi Albus Urtimori, i gatshëm të gjejë pasues midis ish-studentëve të tij. Ai thërret për ndihmë Njutin dhe grupin e tij dhe e bind të jetë krah tij sërish, pavarësisht nga rreziqet. Tashmë frontet janë përcaktuar: dashuria dhe besnikëria do të vihen sërish në provë, pa kursyer miq dhe të afërm, në një botë magjike gjithmonë e më të ndarë. Kafshët Fantastike. Krimet e Grindelvaldit është skenari i dytë i një serie prej pesë filmash të shkruar nga J. K. Rowlingu, autorja e librave bestseller të Harry Potterit. Ngjarjet ndodhin më 1927, disa muaj pas ngjarjeve te Kafshët Fantastike dhe ku mund të gjenden dhe lëvizin nga Nju Jorku në Londër, në Paris dhe kthehen në Hogouorts. Kjo histori misteri dhe magjie do të zbulojë një kapitull të ri dhe emocionues të Botës Magjike të J. K. Rowlingut.