No Image Available

Legjenda e Robin Hudit

 Author: Mbështetur në romanin Robin Hood të W.Scoot  Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç  Përkthyes: Mariana Ymeri  Viti i Botimit: 2000  ISBN: 9992747005  Numri i faqeve: 112  Çmimi: 600 lekë
 Përshkrimi:
Pas kaq e kaq vitesh një gjë është e sigurt: Robin Hudi vazhdon të rrëmbejë zemra. Kush nuk ka ëndërruar të jetë harkëtar i zoti si ai, apo njohës i pyllit si ai, apo aq trim dhe i fortë si ai? Kush nuk ka dëshiruar të ketë, si ai, miq e shokë si Xhoni i Vogël, murgu Tak dhe gjithë kaçakët e tjerë të Shervudit? Fama dhe lavdia e Robin Hudit kanë ecur brez pas brezi dhe historia e tij (ose nëse doni mund ta quani legjendë) dora-dorës është pasuruar me ngjarje të reja, sepse çdo brez ka dashur të lërë gjurmën e vet, por edhe të ngjajë me të: rebel, krenar, në luftë për të drejtën në të mirë të të varfërve, kundër mujsharëve. Prandaj Robin Hudi është një hero, që nuk venitet kurrë.