Një maçok i lajthitur, një papagall i bezdisshëm dhe një breshkë me emrin Spidi, një vajzë me një kafshë shtëpiake të pazakontë dhe shumë të tjera!
Njihuni me krijesat më të dashura në tokë, duke përfshirë Maçokun e lajthitur me 19 shpirtra, një papagall të veçantë që i ha shpirtin teze Margaritës, sepse “shkakton probleme” por më pas mezi ndahet prej tij, kecin e vogël llupës të Lusit, një mëz të bardhë që fiton në gara çdo kupë dhe kurorë për milje e milje rreth e rrotull, një krimb që kur të rritet, dëshiron “të udhëtojë e të shohë botën”.
Do të lexoni edhe për leopardët përtacë por ambiciozë, për një ari të bardhë polar që krenohet për të bijën me fjalët “Kush tha se bukuria dhe mençuria nuk qëndrojnë bashkë?”, një breshkë që e ka marrë seriozisht emrin e saj, Spidi, një shaka e pronarit të parë, dhe shumë kafshë të tjera që i bashkon dashuria që kanë fëmijët për to.
Këto përralla janë të mrekullueshme për leximin para gjumit, me gjuhë të pasur dhe ilustrime zbavitëse, që do të argëtojnë fëmijët e vegjël.