No Image Available

Mortina dhe kushëriri i tmerrshëm

 Author: Barbara Cantini  Kategoria: Botime për fëmijë, Deri në 9 vjeç  Përkthyes: Ana Sheldia  Viti i Botimit: 2018  ISBN: 9789928217851  Numri i faqeve: 46  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Mortina dhe shoku i saj më i mirë, një zagar albin i quajtur Rrodhe, jetojnë me teton Yllshuar dhe e kalojnë kohën duke luajtur me fantazmat e Vilës së Rrënuar. Një ditë prej ditësh, ndodh diçka e papritur: disa fëmijë të fshatit, shokë të Mortinës, mbërrijnë në Vilë, sepse kanë marrë një ftesë misterioze. Ndërkohë, tetoja Yllshuar zhduket pa lënë gjurmë. Mos lidhet kjo me Dilbertin, kushëririn e tmerrshëm, që sapo ka ardhur për vizitë? Pas librit Mortina, që pati një sukses ndërkombëtar dhe u përkthye menjëherë në 23 gjuhë, aventura e re e vajzës zombi do t’ju bëjë të shkriheni gazit.