No Image Available

Ola ia mbath nga shtëpia

 Author: Ingunn Thon  Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç  Përkthyes: Violanda Canko  Viti i Botimit: 2020  ISBN: 9789928292759  Numri i faqeve: 194  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Ola është dhjetë vjeçe dhe ka jetuar gjithmonë me mamanë. Por, tanimë, jeta e bukur ka marrë fund: Einari, partneri i mamasë, është transferuar në shtëpinë e tyre dhe, pas tij, vjen edhe një vëllaçko. Ola është një vogëlushe disi e pasigurt, por ka një dhunti të veçantë për shpikje dhe një shoqe për kokë, me të cilën nuk mërzitet kurrë. Në një nga shëtitjet e tyre të shkurtra në zemër të pyllit, dy vogëlushet zbulojnë një kuti postare të verdhë dhe të ndryshkur mes shkurreve. E pabesueshme! Në të gjendet një kartolinë drejtuar Olës, ku është shkruar “Përshëndetje! Jam unë. Të dua shumë.” Shumë shpejt merret vesh se dërguesi është babai biologjik i Olës, të cilin ajo nuk e ka njohur kurrë. Ndërkohë gjendja në shtëpi merr të tatëpjetën: Ola ndihet e papërfillur, grindet me Einarin dhe të ëmën, të cilët kujdesen vetëm për njëri-tjetrin dhe për vëllain. Pika e fundit që bën të derdhet kupa, është lajmi se ata do të martohen. Ola vendos të niset në kërkim të të atit, i vetmi që i thotë hapur se e do shumë. Fillon kështu, gjatë natës në pyll, një udhëtim në të cilin vogëlushja do të përballet me gjërat nga të cilat frikësohet më tepër, ajo do të provojë një zhgënjim të hidhur dhe, në fund, do gjejë dashurinë aty ku nuk e pret. Mosha e leximit: nga 7 vjeç e lart.