Në dimrin e ashpër të 1847, nga një Irlandë e përçarë prej padrejtësive dhe fatkeqësive natyrore, anija Ylli i Detit niset për në Nju Jork. Në anije ndodhen qindra refugjatë që ikin. Midis tyre janë një shërbëtore me një të fshehtë të tmerrshme, i falimentuari Lord Meridit dhe familja e tij, dikush që do të bëhet shkrimtar, një krijues baladash revolucionare, të gjithë duke kaluar Atlantikun në kërkim të një jete të re, të një vatre të re. Të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin më shumë se sa vetë ata mund ta dinë. Por një vrasës i kamufluar vërdalliset në kuvertë, i uritur për hakmarrjen që do të sjellë faljen. Udhëtimi njëzet e gjashtë ditësh do të shohë shumë jetë të përfundojnë, dhe të tjera që fillojnë nga e para. Në një histori rrëmbyese për tragjedinë dhe shërimin, sa më larg që anija shkon drejt Tokës së Premtuar, aq më shumë pasagjerët duken të lidhur me një të shkuar që nuk do i lëshojë kurrë.