Andrea Camillerika lindur në Porto Empodokle (Agrigento) më 1925, por prej vitesh jeton në Romë. Dy janë karrierat e tij kryesore: regjisor dhe skenarist në teatër dhe në RAI, ku shquhet për eksperimentimin e teatrit absurd dhe, në moshë të vonë, por me shumë sukses, debuton si shkrimtar.
Nga romanet e tij të para, Ecuria e gjërave (1978), Një fije tymi (1980) etj., sot Camilleri është një emër suksesi në Itali dhe Europë. Librat e tij janë gjithmonë në krye të klasifikimeve letrare të kritikëve e lexuesve. Camilleri është shkrimtari italian më i lexuar, me më shumë se 10 milion kopje të shitura. Nga krijimtaria e tij shumë e pasur përmendim: Durimi i bretkosës, Pa titull, Hëna prej letre, Krahët e sfinksit, Delja dhe bariu, Djalli, I dashuruari, Novela e Antonelos nga Palermo, Pensioni Eva, Gruaja e bankierit, Tregime të Montalbanos dhe Një të shtunë me miqtë.