Anne Holt ka lindur në Larvik më 1958 dhe kaloi fëmijërinë në Lillestrom e Tromsø dhe u transferua në Oslo në moshën njëzetvjeçare. Përfundoi studimet për drejtësi në Universitetin e Bergenit më 1986 dhe punoi për Norwegian Broadcasting Corporation (NRK) dhe më pas në departamentin e policisë në Oslo, ku fitoi edhe të drejtën e avokates. Më 1990 u kthye në NRK ku punoi si gazetare dhe drejtuese e programit të lajmeve. Krijoi studion e saj ligjore më 1994 dhe më 1996 punoi për pak kohë si ministre e drejtësisë. Debutimin e saj si romanciere Anne Holt e ka qysh më 1993, me personazh kryesor oficeren e policisë Hana Wilhelmsen. Holt është një nga romancieret më të suksesshme të letërsisë policeske dhe është botuar në më shumë se 25 gjuhë. Romanet e saj janë bërë bestseller dhe janë vlerësuar me shumë çmime letrare prestigjioze.