
Asdreniështë pseudonimi letrar i Aleksandër Stavre Drenovës. Ai bën pjesë tek ata poetë, krijimtaria e të cilëve u përket njëherazi dy periudhave. Poezia e tij u shkri që nga faza e fundit e Rilindjes deri në periudhën e Pavarësisë. Në vitin 1900 filloi të botonte vjershat e para në shtyp dhe të bëhej i njohur si talent i ri premtues. Në të njëjtën kohë, botoi në shtyp artikuj me nota demokratike dhe antifeudale. Më 1904 botoi vëllimin me poezi Rreze dielli, që u prit mirë nga lexuesi dhe shtypi.
Vëllime të tjera me poezi përmendim: Ëndrra dhe lot dhe Psalme murgu.