Barbara Cantini

Barbara Cantini ka lindur në Firence më 1977. Ka kryer studimet për piktore e filmit vizatimor dhe ka punuar për shumë filma vizatimorë, në seri televizive të ndryshme për Radiotelevizionin italian (RAI), deri në vitin 2011, kur fitoi konkursin “Ilustruesja më e mirë e vitit”. Që atëherë ajo iu kushtua krejtësisht ilustrimit të librave, duke bashkëpunuar me botues amerikanë, anglezë dhe italianë. Jeton në fshat me burrin, dy vajzat, tri macet dhe një kricet që s’i trembet syri. Në vitin 2017, ajo botoi Mortinën, vëllimin e parë të kësaj serie, që korri një sukses ndërkombëtar dhe u përkthye menjëherë në njëzet e tri gjuhë.