Carlos Ruiz Zafón

Carlos Ruiz Zafón është shkrimtari më i vlerësuar bashkëkohor i letërsisë spanjolle në gjithë botën. Ai e filloi karrierën më 1993, me librin Trilogjia e mjegullës, ku përfshihen Princi i mjegullës, Pallati i mesnatës dhe Dritat e shtatorit, seri librash për të rinj. Më 1998, botoi romanin Marina. Më 2001, u botua Hija e erës, që u kthye menjëherë në një rast letrar ndërkombëtar, me dhjetëra milionë kopje të shitura në gjithë botën. Ky ishte romani i parë i sagës Varreza e Librave të Harruar, që vazhdoi me romanet Loja e engjëllit, I Burgosuri i Qiellit dhe Labirinti i Shpirtrave, një univers letrar që e ktheu këtë sagë në fenomenin e madh të letërsisë bashkëkohore, në të pesë kontinentet.

 

Të gjithë romanet e Zafonit janë përkthyer në shqip dhe botuar nga DITURIA.