Cristina Caboni

Cristina Caboni është një nga zërat më prestigjiozë dhe më të njohur në skenën letrare italiane. Autore e romaneve Shtegu i parfumeve, bestseller i shitur në të gjithë botën, tejet i vlerësuar nga lexuesi dhe kritika, që ka pushtuar majat e klasifikimeve italiane dhe europiane, Vajza e mjaltit, Kopshti i luleve sekrete, Libralidhësja e historive të humbura dhe së fundi Dhoma e endëses – një libër ku fijet e së kaluarës ndërthuren me ato të së tashmes, ku veshjet mbartin plot kuptime misterioze dhe ku fati i dy grave puqet, për t’u dhënë krahë ëndrrave, pa kurrfarë frike.
Të gjitha romanet e Cristina Cabonit janë botuar në shqip nga DITURIA.