David Ebershoff ka lindur në Pasedinë të Kalifornisë në vitin 1968, ndërsa tani jeton në Nju Jork. Aktualisht është drejtori i botimeve në Modern Library, degë e Random House, ku punoi për më shumë se njëzet vjet si redaktor. Është diplomuar në Universitetin e Braunit dhe të Çikagos. Vazhdon të japë mësim në Universitetin e Kolumbias. Romanin e parë, Vajza daneze, që u prit shumë mirë nga kritika, duke u kthyer menjëherë në një bestseller ndërkombëtar, e botoi në vitin 2000. Përmbledhja e tij e parë me tregime, The Dress and Other Stories, do të botohet në fillim të vitit tjetër dhe ai është duke shkruar romanin e dytë, me titull Pasedina. Librat e Ebershoffit janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme dhe autori është nderuar me çmim nga komuniteti LGBT si një ndër njerëzit më me ndikim.