Dimfna Kysak

Dimfna Kysak (1902-1981), shkrimtare australiane, u shkollua në kolegjin e Saint Ursula dhe më pas u diplomua për mësuesi në Universitetin e Sidneit. Kysak ka shkruar dymbëdhjetë romane (dy prej të cilave në bashkautorësi), shtatë pjesë teatrore, tre libra udhëtimi, dy libra për fëmijë dhe një shkencor. Ajo ka dhënë një ndihmesë të çmuar për promovimin e traditave demokratike dhe progresiste të vendit të saj të dashur. Disa nga librat më të njohur të kësaj autoreje janë: Pema gjysmë e djegur, Dielli në mërgim, Thuaji vdekjes jo, Valë të nxehta në Berlin etj.