Émile Zola (1840-1902) është shkrimtar francez mjaft i njohur, simbol i shkollës së natyralizmit dhe figurë e rëndësishme në liberalizmin politik të Francës. Më 1858 Zola u bë mik me piktorin Paul Cézanne dhe filloi të shkruante sipas stilit romantik. Në fakt, nëna e tij kishte planifikuar për të një karrierë në drejtësi, por shkrimtari i ri dështoi në provimin e diplomës. Para se të zbulonte prirjen e tij për letërsinë, Zola punoi si nëpunës në një firmë transporti e më pas në departamentin e shitjeve, në një shtëpi botuese. Ka shkruar recensione letrare dhe kritika arti për gazetat. Punoi edhe si gazetar politik, pa e fshehur antipatinë për Napoleonin III. Është autori i shumë tregimeve të shkurtra dhe eseve, i katër pjesëve teatrore dhe tri romaneve. Ndër librat e tij përmendim: Rugon Makarët, Zherminal, Shkëlqesia e tij, Rrëfimi i Klodit, Misteret e Marsejës, Paraja, Thérèse Raquin, Një fletë dashurie etj.