Ervina Toptani

Ervina Toptani, lindur më 09.11.1981 në Tiranë, u diplomua më 2004, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, dega përkthim interpretim, gjuha angleze. Për një periudhë 6 vjeçare ka punuar si pedagoge e jashtme e gjuhës angleze në disa fakultete të UT. Specialiste, përkthyese e interprete në Policinë e Shtetit për 6 vjet. Në vitin 2014 vendoset familjarisht në Bruksel, ku bashkëshorti ishte me detyrë pranë Misionit të përhershëm të Shqipërisë në NATO. Master shkencor në fushën e Sigurisë Kombëtare. Shkrime të botuara në disa numra të revistës së Policisë italiane. Njohëse e shkëlqyer e 4 gjuhëve të huaja. E pasionuar pas historisë, poezisë dhe filozofisë. E martuar, nënë e dy fëmijëve.