Federico Moccia (Romë, 1963) është autor skenarësh për televizionin dhe kinemanë. Tre metra mbi qiell (2004), romani i tij i parë, ka kapërcyer pragun e një milion kopjeve të shitura dhe është bërë fenomeni letrar i vitit, fitues i disa çmimeve letrare prestigjioze. Nga ky autor, DITURIA ka botuar edhe romanet Të dëshiroj, Më fal se të dua, Dashuri 14, Më fal, por dua të martohem me ty. Librat e tij janë botuar në 15 vende europiane, si edhe në Argjentinë, Brazil e Japoni. Disa nga librat e tij kanë shërbyer si skenarë për filmat me të njëjtët tituj.