Fei Xiaotong

Profesori Fei Xiaotong ka qenë një prej sociologëve dhe antropologëve më të shquar të shekullit të kaluar dhe një figurë e rëndësishme e rretheve intelektuale kineze. Ai është i njohur në Perëndim prej veprave Jeta fshatare në Kinë, Prej Tokës dhe mjaft punimeve të tjera të shkruara midis viteve 1930-1940. Konceptet dhe studimet e tij më të rëndësishme teorike, megjithëse kanë pasur ndikim shumë të madh në Kinë, në nivel teorik dhe praktik, janë thuajse të panjohura në botën akademike ndërkombëtare.