Gian Antonio Stella, shkrimtari dhe gazetari i njohur italian, lindi më 15 mars 1953 në Asolo, Itali. Më pas familja e tij u shpërngul në Venecia, ku ai ndoqi Liceun Ginnasio Antonio Pigafetta. Karrierën letrare e filloi më 1996, me botimin e librit të tij të parë, por sukses të vërtetë arriti me Kastë, me bashkautor Sergio Rizzo, libër i cili u konsiderua si një nga më të suksesshmit e vitit 2007 dhe që shënoi mbi 1 200 000 kopje të shitura. Jo më pak i njohur dhe i rëndësishëm është Hordhia, libri që në qendër ka emigracionin italian.