
Grigor Banushi lindi në Tiranë më 2 tetor 1948. Pasi përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, punoi për disa kohë si mësues në rrethin e Pukës. Prej vitit 1979 deri më 2013 ka qenë gazetar në Radio Tirana. Romanin e tij të parë me titull Vdekja e Narcisit e botoi në vitin 1997, roman i cili u pasua nga të tjerë: Fytyra e Djallit më 2009, Mëria e Zanave më 2015, Simfonia e pambaruar më 2017, Aromat e vjeshtës më 2018 dhe Vals në shkretëtirë më 2019. Zërat e natës është romani i shtatë i Grigor Banushit.