Guy de Maupassant

Guy de Maupassant (1850-1893) prozator i shquar francez, një ndër përfaqësuesit më në zë të natyralizmit, njohës i thellë i jetës së kryeqytetit e provincës së Francës së fundshekullit XIX. Mopasani, që njihet si mjeshtër i madh i prozës së shkurtër, është edhe autor romanesh mjaft të suksesshme. Ndër kryeveprat e tij: Topi me dhjamë (1880), Shtëpia Telie (1881), Zonjusha Fifi (1882), Tregimet e një shapke (1883), si dhe romanet Një jetë (1883), Bel Ami (1885), I fortë si vdekja (1889). Në gjuhën shqipe, Maupassant renditet ndër autorët më të botuar.