Harry Mulisch

Harry Mulisch është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm holandezë të kohës sonë. Lindi më 1927 në Haarlem nga një nënë izraelite, familja e së cilës ishte zhdukur në kampet e përqendrimit, dhe një baba austriak, i cili u dënua pas lufte si bashkëpunëtor i nazistëve. Autori përjeton një lidhje veçanërisht të fortë me Luftën e Dytë Botërore, që është shpesh tema e parapëlqyer e veprave të tij. Atentati është përkthyer dhe botuar në 25 gjuhë, në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, duke marrë vlerësimet më të larta nga kritika. DITURIA ka botuar nga ky autor edhe romanin Procedura.