Hilary Mantel

Hilary Mantel ka lindur në Glossop, Derbyshire, në vitin 1952. Debutimin e parë e ka bërë në vitin 1985 me Every Day is Mother’s Day. Shumë nga romanet e saj kanë qenë finaliste në çmime të mëdha letrare, sidomos në Orange Prize. Ajo ka shkruar deri tani 9 romane. Jeton në Angli. Salla e ujqërve, libri i parë i saj që përkthehet në shqip, në vitin 2009 ka fituar një prej çmimeve më të rëndësishme letrare në botë, Man Booker Prize dhe ka qenë finalist për Costa Novel Award 2009 dhe Orange Prize, 2010. Fituese e Hawthornden Prize. Hilary Mantel recensionon për New York Times, The New York Review of Books dhe London Review of Books. Për suksesin e madh në botën letrare, Hilary Mantel është konsideruar një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë, sipas Time. Edhe me librin e dytë të kësaj sage, Ana Bolena, një çështje familjare, Hilary Mantel është nderuar me Man Booker Prize.