Irène Némirovsky

Irène Némirovsky lindi më 1903 në Kiev. E njohu suksesin me romanin e saj të parë David Golder (1929), pastaj me Balloja (1930). Pas Eksodit, ajo u strehua në një fshat të Morvanit, para se të arrestohej nga xhandarët francezë e pastaj të vritej në Aushvic, verën e vitit 1942. Vajza e saj e madhe, Deniza, në moshën trembëdhjetëvjeçare, mori me vete në arratisjen e saj një valixhe që përmbante një relikt të dhimbshëm: dorëshkrimin e fundit të nënës së saj, romanin Suitë franceze, të pabotuar deri në vitin 2004.