Iris Halili

Iris Halili ka përfunduar studimet në Universitetin Grand Canyon në ShBA, në programin e Doktoratës për edukim në lidership dhe Zhvillim organizatash, si edhe ka mbrojtur Master në shkencën e lidershipit. Në Shqipëri ka mbaruar me Medalje ari studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe ka mbrojtur Master në studimet europiane. Ajo ka qenë pedagoge e Letërsisë së huaj, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë e i Filologjisë (1995-2006); shefe kabineti e Presidentit të Republikës (2002-2005); këshilltare e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Brendshme (2006-2007) dhe drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Financave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (2007-2009). Prej vitesh është aktive në shtypin shqiptar dhe atë të diasporës. Nga viti 2009, ajo jeton e punon në Miami Florida, ShBA. Ky është libri i dytë që i vjen lexuesit shqiptar.